Transmetuar më 31-03-2023, 11:44

Telenovela “Mbappé” vazhdon. Siç raporton gazeta spanjolle “Diario As”, Kylian është gati të largohet nga PSG dhe tashmë i ka dhënë fjalën Real Madridit për vitin 2024. Ylli 24-vjeçar francez tani e sheh të pamundur fitimin e Champions League me skuadrën pariziene.

Ai është i bindur se duke luajtur me “Los Blancos”, skuadrën e ëndrrave të tij, do të ketë shumë më tepër shanse të fitojë kupën me veshë të mëdhenj dhe “Topin e Artë”.

Kontrata e Mbappè me PSG-në u rinovua pranverën e kaluar dhe përfshin një klauzolë speciale, e cila në mënyrë të pashmangshme kushtëzon aventurën e tij me parizienët.

Në fakt, nëse skuadra e Messit dhe shokëve të tij do të kishte fituar Ligën e Kampionëve, marrëveshja e Kylian me Al Khelaifi do të rinovohej automatikisht deri në vitin 2025, përndryshe (dhe siç ndodhi) do të skadojë në vitin 2024.