Transmetuar më 31-03-2023, 21:47

Tiranë- Ka ndërruar jetë, 66-vjeçari Hekuran Llapushi. Ky i fundit, mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00, u hodh nga kati i katërt i spitalit të Gramshit.

Pas hedhjes, pacienti Hekuran Llapushi përfundoi në tarracën e katit të dytë dhe si pasojë pësoi fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa u nis drejt spitalit të Traumës.

Sot, mësohet se 66-vjeçari që u hodh nga kati i katërt, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pak orë pasi u dërgua në spital.