Transmetuar më 10-04-2023, 10:43

Maqedonia e Veriut- Një adoleshent i moshës 16-vjeçare, lindur në Shkup dhe i shpallur si i zhdukur në vitin 2020, është kapur nga policia duke drejtuar veturën Opel në rrethinën e Gostivarit. Skopsko Eho shkruan se i riu u është dorëzuar auoriteteve në Qendrën për Çështje Sociale.

Ai u ndalua dhjetë minuta pas mesnatës së 30 marsit, në Gradec të Gostivarit.

Efektivët kanë ndaluar automjetin e llojit “Opel” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit dhe kanë vënë re se në timon ishte një minoren.

Pasi e kanë identifikuar, ata e kanë dërguar në qendrën sociale, por vetëm një natë më parë është zbuluar se bëhe bëhej fjalë për adoleshentin e raportuar si të zhdukur që më datë 25.11.2020, kohë kur ka qenë 13 vjeç.