Transmetuar më 12-04-2023, 07:44

PRISHTINË- Sulmohet pas emisionit gazetari kosovar Valon Syla.

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla, është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Si pasojë e sulmit të ndodhur, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit "Pressing" në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dijet se tre personat që e kanë sulmuar, e kanë ndjekur teksa po kthehej në shtëpi.

E më pas, janë hedhur në aksion duke e sulmuar para një lokali. Hetimet kanë nisur por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.