Transmetuar më 20-04-2023, 21:33

Turqi- Banorët e Stambollit përjetuan sot një fenomen të çuditshëm pasi qyteti u zhyt në errësirë.

Stambolli u përfshi papritur në errësirë gjatë ditës kur një re e zezë gjigante mbuloi diellin për gati pesë minuta.

Qyteti turk përjetoi errësirë ‘pus’ sikur të ishte natë.

Llogaria në Twitter me emrin e Tansu Yegen postoi një video 19 sekondëshe, e cila e shfaq qytetin duke u mbuluar nga errësira.