Transmetuar më 25-04-2023, 08:40

Vendimi për rritje pagash në administratën publike është zbardhur dhe në të vërehen ndryshimet që pësojnë të ardhurat mujore sipas sektorëve dhe kategorive.

Pagat pësojnë rritje për të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e tjerë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të sistemit parauniversitar.

Gjithashtu rriten edhe pagat e pedagogëve.

Ndryshime ka edhe për forcat e armatosura, përfshirë Gardën e Republikës, raporton noa.al.

Vendimi përfshin ndryshime në pagat për zjarrfikësit si dhe punonjësit mbështetës dhe punonjës të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve, për vitin 2023, përballohen nga fondet e kontingjencës, dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

Punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar

Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar përfshin drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me mbi 700 nxënës; drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë; drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë; drejtor në institucionet e arsimit special. Paga do të jetë 80 000 lekë.

Drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me 301 deri në 700 nxënës; Drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me deri në 300 nxënës do të paguhen 78 000.

Zëvendësdrejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me mbi 700 nxënës përgjegjës i bazës prodhuese; zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë; zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë; zëvendësdrejtor në institucionet e arsimit special do të paguhen 71.000.

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në institucionet publike të arsimit të lartë:

Rektor (titullar i institucionit) me titullin “Profesor” 179 400 deri 208 910; Zëvendësrektor me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 169 800 deri 197 600; Zëvendësrektor me gradën shkencore “Doktor (PHD)” 167 520 deri 195 000; Dekan me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 169 800 deri 197 600; Zëvendësdekan me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 155 400 deri 180 960 lekë; Zëvendësdekan nga kategoria “Lektor” 137 040 deri 159 510; Përgjegjës i njësisë bazë me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 159 000 deri 185 120; Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Lektorë” 137 040 deri 159 510; Titullar i grupit mësimor/kërkimor me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 159 000 deri 185 120 lekë; Titullar i grupit mësimor/kërkimor nga kategoria “Lektor” 137 040 deri 159 510; Profesor 155 400 deri 180 960; Profesor i asociuar 135 000 deri 157 300; Lektor 116 040 deri 135 005; Asistent-lektor 94 200 deri 109 720 lekë.

Për punonjësit e Policisë së Shtetit:

Inspektor 61 500; Inspektor i dytë 64 000; Inspektor i parë 67 000; Nënkomisar 75 000; Komisar 82 500; Kryekomisar 93 000; Drejtues 106 000; Drejtues i parë 110 000; Drejtues i lartë 123 000; Drejtues madhor 133 700.

Garda e Republikës

Për punonjësit e nivelit madhor Drejtues madhor 133 700; Drejtues i lartë 123 000; Për punonjësit e nivelit të lartë Drejtues i parë 115 000; Drejtues 106 000; Për punonjësit e nivelit të mesëm Kryekomisar 93 000; Komisar 82 500; Nënkomisar 75 000; Për punonjësit e nivelit bazë Inspektor i parë 64 000; Inspektor i dytë 61 500; Inspektor 59 000.

Punonjësit e reparteve për mbrojtjen nga zjarret:

Niveli bazë Asistent zjarrfikës 46 000 shtesë  7 000; Zjarrfikës 52 500 shtesë 8 000; Kryezjarrfikës 55 000 – shtesë 8 000; Niveli i mesëm Inspektor zjarrfikës 64 200 shtesë 6 000; Kryeinspektor zjarrfikës 74 500 shtesë 6 000; Komisar zjarrfikës 97 500 shtesë 6 000; Niveli i lartë Drejtues zjarrfikës 108 000; Drejtues i parë zjarrfikës 120 000; Niveli madhor Drejtues i lartë zjarrfikës 131 500.