Transmetuar më 04-05-2023, 06:22

Horoskopi Paolo Fox Dashi

Në këtë moment duhet të jeni veçanërisht të durueshëm, gjë që nuk është e lehtë pasi është një opsion disi “i errët” për ju, por duhet bërë një përpjekje. Demonstrimi juaj i gjërave në mënyrë të drejtpërdrejtë nga njëra anë vlerësohet dhe nga ana tjetër lëndon ata që urrejnë të thuhet e vërteta.

Horoskopi Paolo Fox, Demi

Jeni duke jetuar një periudhë të rëndësishme, por pa pushim: ka shumë situata për të menaxhuar dhe angazhime të shumta, aftësia juaj për të vepruar është e jashtëzakonshme dhe suksesi nuk mungon. Do të duhej qoftë edhe një pushim i vogël për të marrë frymë.

Horoskopi Paolo Fox, Binjakët

Më shumë se yje të favorshëm në fushën sentimentale, mos u përmbani dhe pranoni ftesa/takime. Ato mund të rezultojnë të këndshme. Ju nuk mund të mendoni vetëm për punën dhe kokëçarjet, mënyra më e mirë për të kthjelluar mendjen është të edhe shpërfillja deri diku e gjërave dhe të qetësoni shpirtin. Venusi ende në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të gjeni ritmin e duhur.

Horoskopi Paolo Fox, Gaforrja

Nga mesi i majit do të fillojë një fazë e re e jetës suaj, nuk do të jeni ende në gjendje të fluturoni shumë lart, por do të jeni në gjendje të fitoni një mundësi shtesë dhe të filloni të rifitoni lartësi. Do të duhet pak më shumë kohë për t’u përmirësuar gjërat shumëplanëshe.

Horoskopi Paolo Fox, Luani

Nuk ju pëlqen të bëni kërkesa apo të “lypni” nga njerëzit për të marrë atë që dëshironi, qoftë në dashuri apo në punë. Ju duhet të keni njerëz mendjemprehtë përreth, të cilët kuptojnë paraprakisht nëse diçka nuk shkon. Shumë nga ju mendojnë se kanë dhënë më shumë se sa kanë marrë.

Horoskopi Paolo Fox, Virgjëresha

Dielli dhe Mërkuri janë në gjendje të mirë dhe në fund të majit Jupiteri do të rikthehet gjithashtu në një pozicion të rëndësishëm: kjo situatë pozitive astrale duhet shfrytëzuar në maksimum, mos u ndalni tani dhe jini të zënë për të vazhduar realizimin e një projekti që jeni duke punuar.

Horoskopi Paolo Fox, Peshorja

Një ditë vërtet e shkëlqyer ju pret mbi të gjitha në sajë të Mërkurit i cili do të jetë sërish i favorshëm! Periudhëm e zymtë tashmë e keni lënë pas, nuk ju mungon energjia dhe ka shumë vendosmëri për të qenë më të shpenguar. Guxim, hidhuni në "sulm"!

Horoskopi Paolo Fox, Akrepi

Në orët në vijim do të dalin në shesh disa tensione të vogla, veçanërisht për ata që nuk janë të kënaqur me situatën e punës. Është e vërtetë që duhet të dëgjoni zemrën tuaj, por nuk mund të mos merrni parasysh aspektin ekonomik sepse shpenzimet janë rritur.

Horoskopi Paolo Fox, Shigjetari

Po kaloni ditë të çuditshme. Ju ndiheni të pakujdesshëm dhe të trullosur dhe kjo situatë nuk ju pëlqen; po i vini shumë trupin dhe aftësitë tuaja në provë, mos prisni shumë nga vetja edhe nëse e keni kuptuar se keni një prag shumë të lartë tolerance.

Horoskopi Paolo Fox, Bricjapi

Keni ndjesinë se gjithçka është kundër jush por në realitet nuk është, edhe nëse mund të jetë e vërtetë që keni të bëni me vonesa dhe komplikime. Kini shumë kujdes që të mos e zbrazni këtë tension në dashuri dhe marrëdhënie me të dashurit tuaj. Nëse jeni nervoz, kafshoni gjuhën para se të flisni!

Horoskopi Paolo Fox, Ujori

Ju pret një ditë interesante, prelud i një fundjave të dobishme për rizgjimin e pasioneve, ndjenjave apo diçkaje të bukur për miqësitë. Ata që kërkojnë një rritje do të duhet të punojnë shumë për ta marrë atë, por këmbëngulja gjithmonë shpërblehet. Guxim!

Horoskopi Paolo Fox, Peshqit

Ditë të mbarë edhe për ty. Gjatë orëve të ardhshme të këtij 4 maji 2023 do të keni një kapacitet të mirë për iniciativë dhe sipërmarrje. Edhe pasioni po ju rizgjon gjithashtu. Kjo është një përzierje e bukur që do të sjellë në mënyrë të pashmangshme avantazhe në dashuri dhe në punë. /noa.al