Transmetuar më 04-05-2023, 08:38

Frikë nga zbulimi dhe ankth që nuk mbaron pas momentit të tmerrshëm për një burrë i cili zbuloi poshtë krevatit në dhomën e një hoteli, një trup të pajetë.

Ndodhi në një hotel në Tibet, ku turisti kinez Zhang Sun, kishte shkuar për të ndenjur disa ditë.

Ai u shtri në shtrat por po ndjente erë dhe fajësoi veten se mos kishte erë këmbëshpejtë.

U la dhe u fut prapë në krevat, por era vazhdonte.

Nisi të kontrollonte nëpër dhomë për të kuptuar ëfarë ishte ajo erë e rëndë.

Në një moment ulet poshtë krevatit dhe shtanget kur sheh trupin e pajetë të një mashkulli.

I tmerruar lajmëroi punonjësit e hotelit. Por ata u përpiqën më vonë të mohojnë atë që ai kishte zbuluar.

Hoteli Guzang Shuhua Inn në Lhasa, Tibet, është i njohur për t’u ofruar mysafirëve të tij një sfond shumëngjyrësh për fotot e tyre në mediat sociale, raporton noa.al duke cituar BBC.

Zhang tha për mediat lokale se ai vendosi të flasë për incidentin sepse hoteli fillimisht e mohoi të gjithë.

Ai rrëfeu se pasi u gjet trupi, e çuan në dhomë tjetër. Teksa ishte duke fjetur, nga stafi i hotelit e zgjuan dhe i thanë të rikthehej te dhoma ku kishte qenë.

Policia i mori një mostër ADN-je, por më pas i thanë të mos shqetësohej sepse kishin arrestuar tashmë dikë në një tren që shkonte në qytetin Lanzhou.

Megjithatë, burri kinez pohon se jeta i ka ndryshuar. Ai thotë se nuk mund të flejë dot për orë të tëra dhe e ka humbur qetësinë pas asaj që i ndodhi. /noa.al