Transmetuar më 04-05-2023, 11:10

Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë në Spanjë, pak ditë pasi ishte liruar me kusht. Viktima është Endrit Sinaj, 29 vjeç, raporton noa.al. Persona të paidentifikuar e qëlluan me një thikë duke i shkaktuar plagë fatale në stomak.

Krimi ka ndodhur ditë më parë, më 23 prill në Girona, rajoni Katalonia. Emri dhe detajet u raportuan sot në mediat spanjolle.

Viktima ishte lënë në derën e spitalit Trueta nga një shqiptar i cili më pas ishte larguar me makinën që e transportoi.

I ndjeri ishte arrestuar kohë më parë në Spanjë për trafik droge dhe kohët e fundit ishte i lirë pas lirimi me kusht.

"Viktima, 29-vjeçari Endrit Sinaj, u lirua me kusht pak ditë më parë se të qëllohej për vdekje me plumb në bark, pasi ishte arrestuar së bashku me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni kundër trafikut të marijuanës në Marbella. Sinaj u arrestua në La Selva dhe gjykata i dha atij liri të përkohshme, kurse la në burg shokun e tij", tha policia vendase, citon noa.al.

Më herët në 26 tetor 2020, Endrit Sinaj ishte arrestuar pas një grabitjeje me maska dhe me armë në qytetin e Vlorës.

Atë ditë, pesë persona të veshur me uniforma policore shkuan në banesën e F.Ç. për grabitje, por u përballën me anëtarët e familjes.

Pas ngjarjes, pesë të dyshuarit u ndaluan. Sinaj u la në detyrim paraqitjeje. /noa.al