Transmetuar më 05-05-2023, 03:57

Është kryer në Boston të SHBA-ve ndërhyrja e parë kirurgjikale në botë në trurin e një foshnje 8-muajshe në barkun e nënës.

Një ekip me 10 mjekë kreu operacionin e vështirë tek foshnja 8 muajshe ende e palindur, pasi ajo pritej të vinte në jetë me një çrregullim gjenetik vdekjeprurës, teksa ndodhej në barkun e nënës.

Ndërhyrja e publikuar dje, është kryer në 15 mars kur fëmija ishte 34 javë e 2 ditëshe. Dy ditë më pas më 17 mars vogëlushja Denver Coleman, ka ardhur në jetë dhe tani është rreth dy muajshe.

Fëmija nga Baton Rogue, Luiziana (SHBA), nuk ka shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje.

Nëna e saj, Kenyatta Coleman, 36 vjeçe, e ka vajzën fëmijën e saj të katërt. Ajo tregon se mësoi që e bija vuante nga vena e keqformimit të Galenit, vetëm disa javë para se ajo të lindte.

Gjendja ndodh kur ena e gjakut që çon gjakun nga truri në zemër nuk zhvillohet siç duhet, dduke rrezikuar dështim të zemrës.

Nëse operacioni nuk do të ishte realizuar dhe foshnja do të lindte me këtë çrregullim, mundësitë për të jetuar do të ishin të pakta.