Transmetuar më 08-05-2023, 08:41

Kemi mbi një muaj që kemi hyrë në sezonin e alergjive dhe për pacientët kronikë është koha më e vuajtur e vitit për ta.

Teshtimat, lotimet e syve dhe shqetësimet në frymëmarrje ka bërë që në dyert e qendrave shëndetësore, por edhe në QSUT të kërkohet ndihma e mjekut.

Të dhënat flasin se 1 në 4 të rritur preket nga polinoza ose alergjitë e stinës dhe rastet e reja po shfaqen çdo vit në shtim.

Shkaqet e lidhura me ndotjen e mjedisit dhe përdorimi i kimikateve të ndryshme mbeten një problem madhor për politikbërësit.

Mjekët flasin edhe për prekje të moshave të vogla.

E ndërsa simptomat po shfaqen më të rënda se më parë dhe pacienti mund të kalojë kriza të forta të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët apelojnë për përdorim të maskës gjatë orëve të daljes në rrugë dhe vaksinim në tre doza.

Mjekja Xhentiliana Nazaj në intervistën e mëposhtme për rtsh flet më shumë mbi dukurinë: