Transmetuar më 13-05-2023, 11:41

Durrës – Një vajzë është përdhunuar në plazhin e Durrësit dhe policia lokale thotë se ka arrestuar një person të dyshuar për krimin, raporton noa.al.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin Ardit Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë.
Ndalimi i të riut lushnjar erdhi pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi Ardit Rrasa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.
Policia tha se po vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. /noa.al