Transmetuar më 13-05-2023, 19:14

Ngjan si një pikturë imagjinare. Por është realitet.

Fshati Giethoorn, i cili cilësohet si “Venecia e Holandës” ose “Venecia e Veriut” në Holandë, sepse i ngjan qytetit në Itali, shquhet për mungesën e rrugëve për makina. Në fshatin Giethoorn në provincën holandeze Overijssel, ku nuk ka rrugë automjetesh, për transport përdoren kanalet, shtigjet e këmbësorëve, urat prej druri dhe shtigjet e biçikletave.

Giethoorn, ku jetojnë afërsisht 2.600 njerëz, është i njohur për 176 urat e saj prej druri, kanalet e ngushta, shtëpitë historike, natyrën e harlisur dhe lulet shumëngjyrëshe, strukturën e tij që të kujton përralla dhe veçanërisht shtëpitë e tij. Fshati Giethoorn vizitohet nga afërsisht një milion turistë çdo vit. Ai vizitohet më së shumti nga turistë nga Lindja e Largët, Lindja e Mesme dhe Turqia. Vitet e fundit është parë se veçanërisht kinezë kanë filluar të vendosen në fshat. Nuk ka rrugë automobilistike dhe varkat përdoren më së shumti për transport në fshat, ku nuk ka rrugë dhe vetëm disa shtëpi në hyrje mund të aksesohen me automjete.

Jetesa e njerëzve që jetojnë në Giethoorn bazohet kryesisht në aktivitetet turistike, si biznesi i anijeve, hoteleve dhe i restoranteve. Banorët e shtëpive historike, të cilat shpesh kanë dy dyer, përdorin derën anësore, ndërsa derën e përparme e përdorin vetëm për të hyrë kur martohen dhe për të nxjerrë kufomën pasi të vdesin.