
Suedia është shpallur fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja ekstravagante Loreen me këngën "Tattoo" rrëmbeu vendin e parë duke marrë 583 pikë.
Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh me këngët e tjera finaliste.
Një spektakël plot emocione dhe performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.
Në vendin e dytë doli Finlanda ndërsa në vendin e tretë Izraeli.
Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën "Duje" e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Kjo këngë u rendit në vendin e 22-të me vetëm 76 pikë. Në finale ishin gjithsej 26 këngë. Ky dështim erdhi edhe pse u bë lobim shumë i madh për të votuar këtë këngë. /noa.al