Transmetuar më 15-05-2023, 10:26

Krerët e financave të Grupit të Shtatë vendeve (G7) kërkuan të tregohet kujdes në kushtet e pasigurisë ekonomike botërore në rritje në një mbledhje treditore që përfundoi të shtunën.

Megjithatë, deklarata e tyre nuk bën fjalë për kufizime ndaj investimeve në Kinë siç kishte media.

Mbledhja në qytetin japonez Niigata u zhvillua ndërsa politikëbërësit botërorë përballen me një mospagesë të mundshme borxhi nga ekonomia më e madhe në botë.

Ndërsa komunikata nuk përmend ngërçin e tavanit të borxhit të ShBA-së, kjo çështje u trajtua shumë në diskutime.

Kjo gjendje pezulli ka goditur tregjet, pasi kostot e huasë janë rritur për shkak të shtrëngimit agresiv monetar nga bankat qendrore të ShBA-së e Evropës.

"Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të vazhdojmë të tregojmë shkathësi e elasticitet në politikën tonë makroekonomike midis pasigurisë në rritje rreth perspektivës ekonomike globale," shtuan ata në komunikën e publikuar pas mbledhjes.

Kina, megjithëse jo anëtare e G7-s, ishte në fokus. Udhëheqësit e financave nuk përmendën në komunikatë idenë e përkrahur nga ShBA-ja për kufizime lidhur me investimet në Kinë.