Transmetuar më 15-05-2023, 21:00

KOPENHAGEN, Danimarkë – Një seri lëkundjesh të regjistruara në ishullin baltik danez të Bornholm të shtunën, kanë habitur shkencëtarët, të cilët tani thonë se ato janë shkaktuar nga "valët e presionit akustik nga një burim i panjohur".

Në fillim u mendua se lëkundjet ishin shkaktuar nga tërmetet. Më pas, sizmologët teorizuan se ato erdhën nga shpërthimet e kontrolluara në Poloni, më shumë se 140 kilometra (gati 90 milje) në jug. Kjo u përjashtua më pas, raporton noa.al.

Të hënën, Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës, një organ zyrtar që monitoron nëntokën, tha se lëkundjet "nuk ishin shkaktuar nga tërmetet, por nga valët e presionit nga një ngjarje në atmosferë". Megjithatë, shtuan ata, këto erdhën nga "një burim i panjohur".

"Mëngjesin e 14 majit, sizmologët në GEUS konstatuan pas ekzaminimit të plotë të të dhënave se lëkundjet e regjistruara në Bornholm nuk janë për shkak të tërmeteve, por ka shumë të ngjarë nga valët e presionit akustik nga një ose më shumë ngjarje diku në atmosferë. Megjithatë, nuk është e mundur për studiuesit të arrijnë në përfundimin se çfarë ka prodhuar valët e fuqishme të presionit", thuhet në komunikatë.

“Sizmologët mund të raportojnë se nuk ka gjasa që lëkundjet të kenë origjinën nga një shpërthim i kontrolluar në Poloni, i cili u krye pak para raporteve të para të lëkundjeve në Bornholm”, tha GEUS në një deklaratë.

GEUS tha se kishte marrë "më shumë se 60 raportime nga njerëzit në Bornholm se "dridhje të ngjashme me tërmetet" – të përshkruara si një gjëmim i thellë, dridhje dhe tronditje, ndryshim i presionit në vesh – ishin raportuar pasdite në Bornholm.

Askush nuk u lëndua. Policia tha se edhe ata u kontaktuan nga bamorët në lidhje me lëkundjet në pjesën lindore të ishullit.

Mediat daneze raportuan se lëkundjet shkaktuan një çarje në murin e një shtëpie.

GEUS tha se lëkundjet sizmike janë matur me magnitudë 2.3 ballë.

GEUS, një institucion i pavarur kërkimor dhe këshillimor brenda Ministrisë së Klimës, Energjisë dhe Shërbimeve të Danimarkës, tha se ka dy sizmografë në Bornholm që mbledhin të dhëna gjatë gjithë kohës.

Bornholm, shtëpia e afro 40,000 njerëzve, është një ishull shkëmbor në Detin Baltik, në jug të Suedisë, në verilindje të Gjermanisë dhe në veri të Polonisë. /noa.al