Transmetuar më 17-05-2023, 12:05

Në ditën e tretë të numërimit të votave për këshillat bashkiakë, në tetë këshilla ende procesi nuk ka përfunduar.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka fituar tashmë në 48 këshilla bashkiakë ku numërimi është mbyllur dhe kryeson në 6 të tjerë me një diferencë të thellë, duke konfirmuar, ndonëse jo përfundimisht drejtimin në 54 këshilla.

Në vend të dytë nga forcat politike renditet Partia Social Demokrate e Tom Doshit, e cila ka fituar 2 këshilla bashkiakë (Vau i Dejës dhe Pukë) ku ka përfunduar tashmë numërimi dhe kryeson në Malësinë e Madhe.

Në katër këshilla bashkiakë (tre prej të cilave ka përfunduar numërimi) ka barazim votash.