Transmetuar më 17-05-2023, 13:44

ISLANDË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e katërt të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në Reykjavik, Islandë.

Një moment që ka marrë vemendjen e mediave është kur afrohet me kryeministrin e Luksemburgut dhe e puth në ballë. Dhe ky i fundit e ka marrë me mjaft sportivitet këtë gjest, ndërsa kanë qeshur.

Rama përqafon kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel. Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore.