Transmetuar më 17-05-2023, 13:48

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka akuzuar qeverinë se ka ndikuar dhe blerë votën e shqiptarëve përmes disa lëvizjeve. Ai tha se qeveria pak para zgjedhjeve futi në skemën e pensioneve pa kontributeve shoqërore mbi 13 mijë qytetarë, ndërsa listoi më poshtë edhe disa akuza të tjera.

“13 mijë qytetarë u fut në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan pa kontratë. 400 mln lekë për individë me aftësi ndryshe u disbursuan. 900 mln lekë më shumë se vjet për pagesat e personave me aftësi ndryshe. 4 muaj para zgjedhjeve u bënë nga qeveria dhe bashkitë qindra tendera me 6 mld lekë dhe u dhanë investime strategjike. Mbi 4 mld lekë u tenderuan si fonde për rindërtim banesash nga tërmeti.

Po në këtë kuadër, u konstatua qindra raste asfaltimi ë rrugë fshati, e duke kulmuar në Tiranë. Të gjitha këto u bënë me qëllim ndikimin e votës dhe krijimin e fondeve shtesë për blerjen e votave. Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë votën janë vetëm maja e ajsbergut, e shumë së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt: blerjen e të drejtës së votës; blerje direkte të votës. Nga 300 deri në 500 euro për një votë. Në total shuma që u përdor për të blerë votën, është vështrirë të gjendet, por euro në Shqipëri gjatë fushatës arrit në nivele këmbimi me lekun në rekorde të ulta”, tha Berisha.

Morët 1 milionë vota kundër, dhatë dorëheqjen. Morët rezultatet më të këqija. A nuk mendoni se shqiptarët janë lodhur?

Berisha: Këto janë tezat të atyre që duan të justifikojnë dhunimin e votës, nëse doni të bëni një analizë s’dua të futem në të gjitha aspektet. E vërteta është një prpjekje antiligjore. Kjo është me fakte dhe me vendime. Me ndërhyrje, është realitet.

Cdo lloj parimi dhe ligji, PD, forca kryesore u fut në zgjedhje pa logo. Pa asnjë financim, cfarë synimi kishin, zhdukjen. është në nderin e atyre 500 mijë qytetarëve që u ngritën mbi to dhe thanë që jemi këtu.

Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme, opozita sot është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë. Përpjekja për asgjesimin mori dështimin. Kemi një statut në parti, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloj mashtrimesh. Statuti ka dy gjera të qarta, ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë kam bërë një betim në vitin 1991, ka qënë që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika. Ka qenë betim, dhe do i qendroj, në rastin e parë që ka ndodhur thashë ‘good bye’.

Të harrojë kush se unë mund të tërhiqem, vecse nga vota e demokratëve, asnjë presion, përkundrazi, vetëm sa më shtojnë motivet, se shof se lufta për shqiptarë duhet bërë më shumë

Ata që rrinë nëpër ekrane… ata rrahin ujin në .. nga viti 91 deri në 2013.. kam humbur zgjedhjet at

ata që duartrokasin se na erdhi radha, ata janë viktima të një segmenti të shkurtër.