Transmetuar më 24-05-2023, 17:50

Në Serbi, qeveria ka vendosur të aplikojë ulje drastike të çmimeve për transportin urban dhe interurban deri pa pagesë për të gjithë qytetarët në fasha të caktuara.

Kështu gjatë orëve të natës, transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët pa përjashtim, përfshirë turistët në të gjitha linjat.

Në Beograd, transporti publik funksionon 24 orë në 24.

Gjatë gjithë 24 orëshit, shumë kategori si studentë, të mitur, mosha të thyera, ata nga shtresa të varfra dhe me probleme shëndetësore gjithashtu përfitojnë transportit falas ose me çmime të reduktuara.

Ulja e çmimit është drastike në krahasim me mënyrën e mëparshme të tarifimit të transportit, ku ishte e nevojshme të paguheshin 750 dinarë për një biletë ditore në të gjitha zonat.

Sistemi i ri i transportit urban, i cili quhet “Beograd plus”, filloi të jetë i vlefshëm nga muaji maj 2023 dhe biletat ditore kushtojnë tani vetëm 120 dinarë ose 1 euro (1 dinar serb këmbehet me 0.97 lekë).

Autoritetet thanë se biletat 90 minutëshe të vlefshme për të gjitha linjat kushtojnë 50 dinarë.

Ndërsa për gjithë ditën (24 orë), vetëm 120 dinarë.

Ndërkohë një biletë javore (7 ditë) paguhen jo më shumë se 800 dinarë.

Një biletë mujore kushton 2200 dinarë. /noa.al