Transmetuar më 22-05-2023, 15:32

TIRANË- Deputeti Ferdinand Xhaferaj deklaron se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kontrast’, Xhaferraj tha se demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.

Sipas tij, nëse Berisha garon për kreun e PD me kandidatë të tjerë, gara nuk do të jetë e barabartë pasi ka investuar për vite me radhë për të qenë lider pasi ka eksperiencën dhe një televizion që e mbështet.

“Vjen një moment që e kërkon koha dhe nuk është dramë të bësh hap mbrapa. Është i domosdoshëm jo se më pëlqen apo jo mua, është evidenca e 14 majit dhe 6 marsit. Ka një farë mbështetje por nuk e pranoj dot atë që më thonë mua të votohet. Nuk ka pse të votohet Berisha për votëbesim. Kush mund ta konkurrojë Berishën brenda PD? Me një media që i shkon nga mbrapa. Nëse flasim për garë të drejtë e barabartë, nuk është këtu. Sot është e domosdoshme por nuk kapërcen dot mbi 500 mijë vota por si të ngrihet. Ai duhet të jetë pjesë e procesit. E duam fort, e kemi pasur lider por më fort duam PD dhe Shqipërinë”, tha Xhaferaj.