Transmetuar më 22-05-2023, 19:08

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim falënderues m qytetarët në Dibër pas zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë javë do të votohet në parlament edhe ligji për rritjen e pagave që do të përllogarisë rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike duke nisur nga data 1 prill.

Rama tha se vonesa në miratimin e këtij ligji erdhi si pasojë e pengesave të vendosura nga deputetët, të cilët sipas tij, donin që të kishin të parët rritjen e rrogave.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Prillin që vjen rritja do të përfundojë për të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”- shtoi kryeministri.