Transmetuar më 23-05-2023, 08:39

Një burrë nga Kalifornia Veriore vdiq pasi u godit nga një automjet javën e kaluar, teksa ndihmonte roast të kalonin kryqëzimin.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në Rocklin, Kaliforni, një qytet rreth 22 milje në verilindje të Sacramento-s.

Departamenti i Policisë në Rocklin tha se 41-vjeçari Casey Rivara, kishte parkuar automjetin e tij dhe raportohet se po përpiqej të ndihmonte disa rosa që ishin në kryqëzim”.

Ai u godit nga një shofer 17-vjeçar ndërsa ishte në rrugë. Forcat e para të urgjencës mbërritën për të ndihmuar, por burri vdiq në vendngjarje, tha policia.

Një djalë 12-vjeçar që ishte dëshmitar në vendngjarje tha për mediat vendase se burri po i ndihmonte rosat të shmangnin trafikun.

Njerëzit kanë bërë homazhe me lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes.