Transmetuar më 23-05-2023, 15:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pranoi të hënën kërkesën e Tajvanit për të marrë pjesë në asamblenë e saj vjetore, raporton noa.al.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës vlerësoi se vendimi i OBSh-së refuzoi në mënyrë të qartë propozimin e ndonjë vendi për ta vënë në agjendën e asamblesë “ftesën për Tajvanin për të marrë pjesë në asamble si vëzhgues".

Asambleja Botërore e Shëndetësisë ka refuzuar për shumë vjet me radhë të ashtuquajturin “propozim mbi Tajvanin” dhe kjo tregon plotësisht se parimi i “Një Kine” është dëshira e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar dhe një prirje e madhe, që nuk lejon asnjë sfidë.

Para hapjes së asamblesë, afro 100 vende i shkruan letra OBSh-së ose publikuan deklarata, për të shprehur mbështetjen ndaj parimit të “Një Kine” dhe për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Tajvanit në OBSh.

Zëdhënësja tha se qeveria qendrore kineze i kushton vëmendje të madhe mirëqenies shëndetësore të bashkatdhetarëve të Tajvanit dhe ka bërë planifikimin e duhur për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në çështjet shëndetësore globale, nën parimin e “Një Kine”.