Transmetuar më 24-05-2023, 15:00

Të gjithë kërkojmë të gjejmë rehati dhe siguri sa herë kthehemi në shtëpi pas një dite të lodhshme. Por për të krijuar një hapësire që na përfaqëson plotësisht, që pasqyron stilin tonë por që është funksionale dhe komode njëkohësisht, është e rëndësishme përzgjedhja e pajisjeve elektroshtëpiake. Samsung ofron një gamë të gjerë pajisjesh elektroshtëpiake që përshtaten lehtësisht me kërkesat e ndryshme  të përdoruesve. Për t’jua lehtësuar perzgjedhjen ne ju njohim me disa prej pajisjeve elektroshtëpiake Samsung, të cilat përshtaten me çdo stil jetese.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj – Ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar, për më tepër nëse ju përkujdeseni për një kafshë shtëpiake.Ky proces behet me i lehtëdhe i këndshëm falë fshesës me korent Samsung Bespoke Jet™. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shijojnë kohën e tyre të lirë më gjatë, sepse pastrimi i shtëpisë nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Përveç kësaj, sistemi i filtrit me disa shtresa eliminon me sukses pluhurin dhe alergenët nga ajri. Kështu, shtëpia juaj do të ketë ajër më të pastër. Ky sistem filtrimi mbledh 99,999% të pluhurave dhe redukton alergjentët. Bespoke Jet™ sjell performancë të përparuar në pastrim, por me peshë të lehtë dhe me një bateri me kapacitet të lartë, që mund të zgjasë deri në një orë.

Kurseni energji dhe kohë me lavatriçen Bespoke – Lëreni veten të përkëdheleni nga mundësitë që pajisjet Samsung ju ofrojnë për sa i përket punëve në shtëpi. Çdo sfidë që lidhet me proçesin e larjes së rrobave bëhet mjaftë e lehtë tashmë me lavatriçen dhe tharësen njëkohësisht të rrobave. Këto pajisje vijnë me teknologjinë më të fundit të Samsung për kursimin e energjisë dhe funksionet e ndërgjegjshme për mjedisin, duke përfshirë AI Ecobubble™, AI Wash dhe SpaceMax™, të cilat mundësojnë larje në temperatura të ulëta si edhe optimizon në mënyrë inteligjente ujin dhe detergjentin, kohën e njomjes, shpëlarjes dhe rrotullimit.

Për më tepër dizajni i Bespoke Jet lavatriçe dhe tharëse, është i thjeshtë dhe i sheshtë, kombinohet më së miri me ambientet e brendshme të shtëpisë. Gjithashtu, ju mund të lani rrobat lehtësisht dhe me efikasitet me AI Control. Kjo teknologji personalizon larjen, duke ju shfaqur informacionin në kohën e duhur. Aplikacioni SmartThings ofron këshilla për ciklet, planifikimin dhe zgjidhjen ideale për proçesin e larjes dhe tharjes së rrobave tuaja.

Për rroba gjithmonë të pastra – Me kalimin e kohës, ditët e secilit prej nesh janë bërë më të ngarkuara. Ky është momenti kur Samsung ju vjen në ndihmë me pajisjen inovative për higjienizimin dhe rifreskimin e rrobave pa pasur nevojë që t’i lani çdo ditë. Kjo mund të realizohet lehtësisht në sajë të Samsung AirDresser. Funksioni i tij i higjienizimit përdor JetStream për të eliminuar 99,9% të baktereve dhe viruseve dhe vret 100% këpushët e shtëpisë. JetSteam heq gjithashtu gazet që shkaktojnë aroma të pakëndshme që lëshohen nga rrobat  dhe substanca të dëmshme. Përveç kësaj, kujdeset për rrudhat duke përdorur JetSteam dhe JetAir për t’i eleminuar ato.

Gjithashtu, Samsung ofron garanci 5 vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung) për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve inkaso të kuzhinës dhe fshesave me korent Samsung të blera në periudhën nga 1/2/2022 deri më 31/12/2022. Për ta përfituar duhet të regjistroni pajisjen në adresën samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacion vizitoni linkun.