Transmetuar më 24-05-2023, 15:50

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, ka caktuar kreun e Gjykatës së Auditit, Joan Sharma, si kryeministër kujdestar të Greqisë.

Ky zhvillim erdhi pasi udhëheqësit e tre partive që fituan më shumë vota në zgjedhet e 22 majit, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e një koalcioni qeveritar.

Sharma u takua me Sakellaropoulou, mesditën e kësaj të mërkure, kur edhe u mbajtën diskutimet për zgjedhjen e ministrave të përkohshëm.

Ndërkohë po gjatë kësaj të mërkure do të nxirret një dekret presidencial që emëron zyrtarisht qeverinë kujdestare.

Për të përshpejtuar procedurat, parlamenti mblidhet dhe pas kësaj betohet qeveria kujdestare, duke çuar më pas në shpërbërjen e organit ligjvënës.

Sharma (Sarmas) është president i gjykatës greke të auditi, e cila shërben si gjykatë supreme financiare.

Ai gjithashtu është anëtar i Gjykatës Speciale Supreme, që është gjykata më e lartë për zgjidhjen e konfliktet kushtetuese dhe gjyqësore në vend.

Në pritje të shpalljes së qeverisë së përkohshme të kryeministrit I. Sharma, janë përfolur shumë ministrat e rinj.

Ambasadori Vassilis Kaskarelis pritet të emërohet ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes përmenden emrat e ambasadorit Pavlos Apostolidis dhe ambasadorit Dimitris Paraskevopoulos. Për këto dy ministri, presidenca greke kërkon një diplomat me përvojë pasi edhe zgjedhjet në Turqi janë duke u zhvilluar.

Profesoresha e Pneumologjisë dhe Reanimacionit në EKPA, Anastasia Kottanidou, me gjasë do të caktohet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në Edukim njoftohet emri i Maria (Mara) Nicolaidou, profesoreshë në Departamentin e Informatikës dhe Telematikës në Universitetin Harokopion. Ministri në detyrë i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, pritet zëvendësministri aktual Evangelos Tournas.