Transmetuar më 24-05-2023, 18:58

Misteri i zhdukjes duket se ka marrë fund, por fundi i saj ka qenë dramatik.

Pas 9 vitesh mësohet e vërteta rreth shqiptares Sibora Gagani në Itali.

I dashuri i saj italian, Marco Romeo, ka pranuar se e ka vrarë dhe më pas, trupin e saj e ka murrosur për ta zhdukur.

Romero ishte arrestuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, 28-vjeçares Paula, e zhdukur në një fshat të Malagas, Spanjë.

Sipas mediave të huaja, gjatë marrjes në pyetje, Romero ka parë foton e Siborës dhe ka treguar se e ka vrarë. Deklartaat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij apo autoritetit gjyqësor, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëfimi i tij. Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, Policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur.

Dyshohet se të renë e ka shpërbërë me acid, ndaj dhe në banesë është kërkuar për të gjetur gjurmët e ndonjë kimikati.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë.

Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve.

Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të "zhdukej", ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kishte vetëm një vit lidhje.