Transmetuar më 24-05-2023, 23:13

Francë- Dënohet rreptë një 47-vjeçar shqiptar i akuzuar për rrëmbim dhe përdhunim. Ai u dënua me 13 vite burg.

Mësohet se i dënuari është shqiptari Edmond Herri.

Shqiptari ishte arrestuar më 27 tetor 2020, pas denoncimit të një të reje, e cila e akuzonte se e kishte marrë me forcë në makinë dhe më pas e kishte përdhunuar. Sipas mediave franceze, Herri ishte i dehur gjatë kryerjes së krimit. Por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi i rëndë.