Transmetuar më 24-05-2023, 23:43

Elon Musk ka gjetur pasardhësit e tij të mundshëm për pesë kompanitë e tij, por fëmijët e tij nuk janë në listë.

Miliarderi tha gjatë një interviste tha se ka identifikuar njerëz që mund të merrnin përsipër kompanitë e tij nëse atij i ndodh diçka ose vdes. Por, ai mendon se është e gabuar që drejtuesit t’ua dorëzojnë kompanitë e tyre apo aksionet fëmijëve të tyre nëse ata s’kanë aftësi e interes.

Unë definitivisht nuk jam i mendimit që t’u jap fëmijëve të mi automatikisht një pjesë të kompanive nëse ata nuk kanë interes, prirje apo aftësi për të menaxhuar kompaninë. Unë mendoj se është një gabim. Musk pa përmendur asnjë emër tha se i ka identifikuar njerëzit që mund të merrnin përsipër kompanitë e tij nëse diçka i ndodhte.

Ka individë të veçantë të identifikuar që unë i kam thënë bordit. Nëse diçka më ndodh papritur, ata do marrin përsipër gjithçka. Pra, në të gjitha rastet, bordi është në dijeni se kujt i kam rekomanduar postin tim dhe kompanitë e mia.

Themeluesi i Tesla ka nëntë fëmijë të gjallë, duke përfshirë djalin trevjeçar, X AE A-XII, vajzën njëvjeçare, Exa Dark Sideræl Musk, dhe muzikantin kanadez Grimes. Pronësia e Musk mbi kompanitë e tij Twitter, Tesla, SolarCity, SpaceC dhe NeuraLink u vu në pikëpyetje në fillim të këtij muaji pasi ai hodhi poshtë thashethemet se po kërkonte një CEO të ri Tesla për ta zëvendësuar atë.