Transmetuar më 25-05-2023, 08:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një 40 vjeçar është gjetur i vdekur në banesë dhe sipas dyshimeve të para, ka vrarë veten me armë zjarri.
Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se sot rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi Agim Gjokolaj, 40 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.