Transmetuar më 25-05-2023, 11:11

Një seri aktesh vandalizmi ndaj rreth 400 automjeteve janë zbuluar në Kanada nga forcat e policisë. Autorët nuk ishin një bandë kriminelësh, por një grua, e filmuar nga kamerat e vëzhgimit teksa mbante në dorë një kaçavidë me të cilën gërvishtte makinat radhazi.

Gruaja misterioze veproi në qetësi të plotë dhe pa u shqetësuar se do të zbulohej. Me përpikmëri ekstreme la gërvishtje të thella në anët dhe mbulesat e automjeteve, duke përdorur një saktësi thuajse maniake.

Nga pasojat e shkaktuara dhe sasia e madhe e makinave të vandalizuara, dëmet llogariten në rreth 470 mijë euro. Për momentin identiteti i gruas nuk është i qartë, por policia po bën gjithçka për të zbuluar se kush është ajo dhe pse një sjellje e tillë e çmendur.