Transmetuar më 25-05-2023, 12:17

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se takimi i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili ishte planifikuar të mbahej sot në orën 11:10 është shtyrë.

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraprë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim​

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve. Varhelyi do t’i fillojë takimet në Presidencë, ku do të pritet nga e para e vendit, Vjosa Osmani në orën 12:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media.

Takimi u shtye për një orë edhe me Kurtin. Fillimisht u raportua se komisionari do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 11:05, por ai u shtye për në orën 12:45.