Transmetuar më 25-05-2023, 13:36

Ronaldo Sharka është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa postime të ndryshme për disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”.

Një ditë më parë, gazetari ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet Krit Aliaj. Ata të dy ishin bashkë dhe shoqëroheshin edhe nga një vajzë tjetër.

“Më në fund një admiruese e Kristit që pranoi të njihej me këtë djalë. Ta dojë atë ashtu siç është”, dëgjohet të thotë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Pse po mi bën këto? Ku do të dalësh?

Ronaldo: Më fal, a po flisje me nota romantike me vajzën?

Kristi: Jo, nuk po flisja

Ronaldo: Kush është vajza misterioze