Transmetuar më 25-05-2023, 14:24

Karim Benzema çaloi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes Real Madrid-Rayo Vallecano. Francezi, në minutën e 10-të, pësoi një goditje. Agjenti i Benzema zbuloi më vonë gjendjen e vërtetë të klientit të tij, duke treguar këmbën e gjakosur të sulmuesit francez dhe njoftuar se si i ishte prerë ajo.

Plaga e thellë kishte të nevojshme aplikimin e 5 qepjeve. Megjithatë, Benzema nuk kërkoi zëvendësim, përkundrazi, ai qëndroi në fushë dhe madje shënoi në minutën e 31-të, duke i dhënë epërsinë Real Madridit (që më pas do të fitonte 2-1).

La scioccante foto di Benzema: guardate il piede come è ridotto!

Dëshira e tij e madhe për ta vazhduar ndjekjen e Lewandowski në garën për golashënuesin më të mirë të La Liga-s, edhe pse polaku i Barcelonës mbetet pesë gola larg, e shtyu “Topin e Artë” në fuqi të mos dorëzohej, por të luante ashtu, edhe me njërën këmbë.

Një sakrificë e cila, megjithatë, në këtë pikë të sezonit mund ta bëjë t’iu thotë lamtumirë ndeshjeve të mbetura, pas pesë qepjeve. Më së paku, aktivizimi i francezit në ndeshjen e radhës ndaj Sevilla mbetet plotësisht në dyshim.