Transmetuar më 25-05-2023, 16:35

Ditën e sotme u miratua vendimi për rritjen e pagave të administratës shtetërore.

Nga 140 deputetët në Parlament, 106 ishin të pranishëm, 95 prej tyre votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër, 0 abstenime.

Pesë deputetë ishin në sallë, por refuzuan që të votonin dhe 39 të tjerë munguan, përfshirë këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

3 deputetët që kanë votuar kundër projektligjit janë: Dashnor Sulaj, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda.

Paga e deputetëve dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto.

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.