
TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u përplas ditën e sotme me gazetarin Florent Muça, madje debati mes tyre degjeneroi deri në përdorimin e fjalorit banal. Kjo ndodhi ditën e djeshme në emisionin “Zona Zero”. Ndoka akuzoi Muçën se po e kalonte debatin në personale, e më pas “shthuri” edhe gojën duke përdorur fjalor banal.
DEBATI:
Ndoka: T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari nëse nuk ka informacion duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standart që kur vimë ne këtu bëjmë debat jo kështu shigjetime.
Muça: Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën e tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.
Ndoka: A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera e kam filluar si kandidat i pavarur.
Muça: Shko në shtëpi, dhe m*tin tregojau atyre në shtëpi, jo mua. Prandaj s’merr vota ti…
Ndoka: E ke fut kastile këtë?