Transmetuar më 25-05-2023, 23:52

Britania e Madhe- Manchester United ja del mbanë të likuidojë lehtësisht Chelsean me shifrat 4-0 duke marrë pikët e rendësishme që do ti mundësojnë sezonin e ardhshëm të luaj në Champions League. Dhe skuadra e Erik ten Hag po bën mirë, pasi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Chelsea.

Eriksen i dhuron një krosim perfekt Casemiros që zhbllokon ndeshjen që në minutën e 6-të.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë djajt konkretizojnë një tjetër aksion në gol. Këtë here Jadon Sancho dhuroi një asist të bukur për Anthony Martial, i cili ndezi sërish festën e tifozëve të Manchester United duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në avantazhin 2-0

I vetmi problem për trajnerin Ten Hag lidhet me dëmtimin e Anthony (kavilje). Braziliani u largua me barellë nga fusha dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në finalen e FA Cup përballë Manchester City (3 qershor).

Edhe pjesa e dytë ishte një kopje e së pares ku skuadra nga Manchesteri arriti jo vetëm të dominoë por edhe të shënojë dy gola të tjerë. Në minutën e 73-të ishte portugezi Bruno Fernandez ai që shndërron në gol një penallti për të çuar shifrat në 3-0.

Ndërkohë që rreth 10 minuta nga fundi, ekzaktësisht në minutën e 78’-të Rashford kompleton pokerin e golave me të parin personal dhe të katërtin për United.

Me këtë fitore ndaj Bluve të Frenk Lampard Manchester United siguron pjesëmarrjen zyrtarisht në Champions League vitin e ardhshëm.