Transmetuar më 26-05-2023, 09:37

Brighton barazoi golin e Fodenit në javën e parafundit të Premier League. Një gol i mrekullueshëm i Enciso “gozhdoi” kampionin anglez Manchester City në barazimin 1-1, duke fituar kualifikimin në “Europa League” e radhës.

Gëzim për De Zerbin dhe kënaqësi e madhe për lojtarët, të cilët dhanë gjithçka në fushë, duke luftuar për çdo top. Nëse kërkoni konfirmimin e kësaj, shihni këmbët e Haaland…

Sulmuesi norvegjez i Guardiolës ka postuar në Instagram shenjat e betejës së zhvilluar në fushë. “I dua këto”, – ka shkruar bomberi norvegjez në postimet e tij, ku këllku i këmbës së djathtë është i gjakosur dhe i plagosur.

Natyrisht asgjë serioze. Në të vërtetë një luftëtar si ai pëlqen të përfshihet në duele të vështira me mbrojtësit kundërshtarë, ai zbut cilindo kampion.

Të radhës që do ta sfidojnë do të jenë ata të Brentfordit, më pas do të jetë Manchester United në finalen e “FA Cup” dhe së fundi, më 10 qershor në Stamboll, Interi në finalen e Champions League. Disa goditje, ndoshta dhe plagë të tjera të tilla janë rrugës…