Transmetuar më 26-05-2023, 10:44

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka analizuar barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Brighton-it, një ndeshje ku të tijtë u paraqitën si kampionë të rikonfirmuar të Anglisë.

"Të dyja skuadrat donin të luanin, me dhe pa top. Të dyja treguan agresivitet dhe shënuan gola të mrekullueshëm, veçanërisht Enciso. Ishte një lojë e mirë".

Por shprehja që ka tërhequr vëmendjen është ajo në të cilën Guardiola pranoi në një konferencë për shtyp se “40 orë më parë pimë të gjithë alkoolin në Manchester, – duke kujtuar festat për fitoren e titullit në Premier League.

– Isha pak i shqetësuar nëse humbisnim atë që kishim bërë për katër, pesë, gjashtë muajt e fundit… 40 orë më parë pimë të gjithë alkoolin në Mançester, por skuadra ishte aty dhe kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur. Sepse nuk dua që skuadra të bjerë para finaleve të ‘FA Cup’ dhe Champions League”.

Lidhur me festën pas fitimit të Premier League, Guardiola pranoi se "në orën 22:30 isha në shtrat me gruan time. Isha i rraskapitur, më pas fjeta si fëmijë. Por e di që lojtarët bënë atë që duhej të bënin. Kur fiton Premier League duhet të festosh. Ata e bënë atë me familjet e tyre, e shijuan shumë".