Transmetuar më 26-05-2023, 11:59

Nuk ndodh që ajo të qëndrojë gjatë pa postuar në profilet e saj në rrjetet sociale. Është fjala për Demi Rose, e cila “Instagram”-in e saj e ka të mbushur me poza shumë seksi.

Modelja e njohur ka ndarë të mërkurën me 20 milionë ndjekësit disa imazhe ku shfaqet me rroba banje, duke rritur kështu ‘temperaturat’.

Bukuroshja brune i la pak vend imagjinatës me pozat e realizuara pranë një pishine. Rroba banje e saj ishin të vogla për format e saj bombastike. Nga ana tjetër, 27-vjeçarja kishte vendosur një make-up të lehtë.

Influencuesja mori menjëherë mijëra pëlqime në pozat e saj të ‘nxehta’ si dhe nuk munguan komentet pikante.