Transmetuar më 26-05-2023, 14:46

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 goditi Japoninë lindore, sipas mediave të vendit. Por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Lëkundjet u ndjenë në Tokio dhe zonat përreth. Sipas të dhënave të deritanishme nuk ka të informacione për dëme.

Japonia është vend me intensitet të lartë sizmik.