Transmetuar më 26-05-2023, 15:34

Përmet- Hidhet në lumin Vjosë një grua, por shpëtohet mrekullisht

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15.

Në hyrje të qytetit të Përmetit, dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë, F. D., rreth 75 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.