







AUSTRALI – Nënë e dy fëmijëve, Stephanie Sanzo është bërë një personazh i famshëm në Australi, falë programit të saj të ushqyerjes dhe stërvitjes sportive, si dhe markës së saj të pajisjeve të fitnesit. Stephanie ndjeu nevojën për të formuar trupin e saj, pasi kishte shtuar 25 kilogramë. Gradualisht, ajo u bë një entuziaste fitnesi dhe më vonë një trajnere personale.
Aktualisht, klipet që australiania ndan në rrjet mbledhin miliona shikime. Ndër videot e fundit është një që është bërë virale. Më shumë se 37 milionë njerëz ndoqën shfaqjen e forcës nga bjondja 35-vjeçare, duke ngritur një shtangë 160 kg. Shikoni videot këtu.
"Ti je gruaja fantastike!"; “Është mbresëlënëse të shohësh diçka të tillë, aq më tepër që po e bën zbathur. E mrekullueshme!”; “Zoti im, je kaq e fortë”, “E preferuara ime”, janë vetëm disa nga reagimet e adhuruesve.
Stephanie Sanzo ka 2.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milionë në Facebook.
Beautiful fitness model gym workout Stephanie sanzo.#fitness #fitnessgirl #FitnessMatters #FitnessModel #FitnessMotivation #fitmom #gymmotivation #GymSelfie #gymbody @_Fit_Physique_ @FemaleMuscleFa1 @FitnessHacks101 @FitnessTweetzz @Gymshark @hothletes @FitnessF0rWomen pic.twitter.com/gmFo3hzVXh
— fitness tips (@fitnesstips1234) January 27, 2023
Stephanie Sanzo pic.twitter.com/r51Fe0lz1U
— Andrés🦁♌LEO (@Andrs65226494) March 27, 2023