Transmetuar më 27-05-2023, 07:52

KUÇOVË- Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet. Autori me inicialet L.S, ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.