Transmetuar më 27-05-2023, 10:32

Një lajm i rremë ndoshta për sensacion, u shpërnda nga mediat italiane. Balerini i ‘Amici-t’ Kledi Kadiu ka vdekur.

Lajmi ka tronditur fansat e tij të shumtë, miqtë dhe familjarët.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.

Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet balerini i njohur.