Transmetuar më 27-05-2023, 11:12

Nuk është e pazakontë ta shohësh një futbollist në vështirësi financiare, pas përfundimit të karrierës. Ka shumë histori të pasurive të shpërdoruara, ose thjesht menaxhim jo shumë i kujdesshëm i asaj që ata fituan. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të jeni të mallkuar ose të varur nga ndonjë ves, si Gascoigne për shembull.

Ndonjëherë atë që futbolli ta jep me bujari, mund ta heqë jeta më pas për fat të keq. Vështirësitë aktuale të Neil Webb bëjnë bujë, sepse ai nuk është si çdo lojtar: ish-mesfushori anglez pati një karrierë të gjatë dhe prestigjioze, duke luajtur për Manchester United dhe ekipin kombëtar të "Tre Luanëve".

Edhe pse luante edhe si mbrojtës, Webb kishte ‘zakonin’ e shënimit. Ai shënoi mbi 100 gola në karrierë, 4 prej të cilëve në 26 ndeshjet me Anglinë. Me "Djajtë e Kuq" të Alex Ferguson-it ai ka fituar një Kupë të Anglisë, një Kupë të Fituesve të Kupave dhe një Superkupë Evropiane. Momente lavdie që kalimi i pamëshirshëm i kohës i ka bërë gjithnjë e më pak vezulluese, derisa shfaqen si hije të largëta.

Neil Webb con la maglia del Manchester United

Sot, në moshën 59-vjeçare, futbollisti i lindur në Reading është një njeri në telashe dhe këtë nuk e fsheh. Ai është në hall, aq sa duhet të shesë kujtimet (suveniret) e së kaluarës. Pas përfundimit të karrierës së tij, Webb u përpoq pa sukses të bëhej menaxher, më pas iu desh të rishpikte veten në një mënyrë tjetër, duke mos fituar padyshim shumat që yjet e sotëm të futbollit kanë në xhep. Ish-mesfushori e kuptoi që bota e futbollit nuk mund ta mbështeste më dhe për këtë arsye, fillimisht punoi si postier dhe më pas si fatorino.

Që gjërat nuk po shkojnë mirë, kuptohet nga dëshira e tij, që fsheh një nevojë, për t’u privuar nga disa kujtime shumë të rëndësishme, për t’i shndërruar në para më të dobishme për të në gjendjen aktuale. "Kam provuar shumë punë në vitet e fundit, por për momentin jam në vështirësi ekonomike, – thotë Webb për "The Sun". – Brezi im fitoi mirë, mund të blije një shtëpi të bukur, një makinë të bukur dhe t’iu jepnit fëmijëve tuaj një shkollim privat. Për futbollistët është një botë ndryshe sot, nuk mund t’i merrnim dikur pagat e tyre të pabesueshme".

Webb in maglia Nottingham Forest

Më pas Webb shpjegon se do të dëshironte të shiste fanellën dhe kapelën (shumë të çmuar) nga grumbullimi i parë me Anglinë: "Unë mbush 60 vjeç në korrik dhe do të ishte mirë nëse fanella dhe kapelja e grumbullimit tim të parë me kombëtaren i shkojnë dikujt që i vlerëson. Do të më rriste fondin e pensionit. Ato janë të varur në murin e shtëpisë dhe nëse askush nuk vendos t’i blejë, do t’i mbaj me kënaqësi".

Ish-futbollisti i Nottingham Forest dhe Manchester United do ta shesë fanellën dhe kapelën e tij të dashur të "Three Lions", të cilat datojnë që nga debutimi në një miqësore kundër Gjermanisë Perëndimore më 1987, në një ankand më 6 qershor. Nga kjo shitje ai pret të rikuperojë të paktën 15 mijë paund (17 mijë euro me kursin e këmbimit), të cilat do t’i japin pak qetësi në të ardhmen.

La rosa dell’Inghilterra ai Mondiali di Italia ’90, Webb è il secondo da destra in seconda fila