Transmetuar më 27-05-2023, 12:05

Georgina Rodriguez po shkakton sensacion, qoftë edhe vetëm sepse ajo është partnerja e Cristiano Ronaldos. Thashethemet për krizën e çiftit duket se janë zbehur, pasi influencuesja argjentinaso-spanjolle u pa të ecte në tapetin e kuq të Kanës me gjerdanin “Chopard”, me vlerë prej 1 milion paund.

Georgina Rodriguez da urlo a Cannes incanta sul red carpet

Xhevahiri në fjalë i ishte dhënë hua asaj për këtë mbrëmje dhe iu kthye pronarit të ligjshëm. Partnerja e Cristiano Ronaldos është një entuziaste e vërtetë i diamanteve dhe gjërave të çmuara.

Çifti ndonjëherë investon shuma të konsiderueshme për bizhuteri ekskluzive. Kampioni portugez i ka dhuruar partneres së tij një unazë diamanti me vlerë mbi 600 mijë paund. Koleksioni i tyre i bizhuterive u vlerësua së fundi në vlerën rreth 4 milionë paund.