Transmetuar më 27-05-2023, 16:08

GRAMSH- Dëshmia e minorenëve të cilët u përshinë në konfliktin në shkollë me thika në Gramsh, duke përfunduar me vrasjen e adoleshentit Fatjon Bici është zbardhur. Ky që shihni në foto është Fation Bici, në nëntor të këtij viti do të festonte 17- vjetorin por e marta e 16 Majit për të do të ishte e fundit jetuar mes familjes, shokëve, shkollës dhe botës së Internetit ku të fëmijët shqiptarë kanë rregullat dhe ligjet e tyre.

Në oborrin e lagjes pranë shkollës ku ai shkonte çdo ditë dhe më 16 Maj do të kishte të fundit ditë mbetur mbi stola çanta me fletore e libra, ndërsa për prindërit e tij dhe familjen Bici dhimbja e një jete të ndërprerë për një fjalë goje!

Emisioni ‘FactCheck’ në Mcn Tv sjell të plota dëshmitë e fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët nisën sherrin 4 muaj më parë për ta përfunduar atë me një viktimë dhe 4 të burgosur.

Të arrestuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim janë: Ergi Karaj, i datëlindjes 22.04.2008, Stiven Murati, i datëlindjes 16.12.2007, Orgito Carçiu, i datëlindjes 20.01.2009, Xhonatan Cekrezi, i datëlindjes 02.10.2008, shokë të një klase nga shkolla “4 Dëshmorët”.

Kjo është dëshmia e Ergi Karaj para hetuesve:

Më datë 16.05.2023, shkova në shkollën “4 Dëshmoret”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë e mi të cilët quhen Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi dhe Horgito Çarçiu. Që të katërt ne, tre muaj më parë jemi zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njoh shtetasin Qetësor Hysa. Kur kemi qenë tek fusha e lodrave jemi sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur jemi shkëmbyer jemi sharë. Konfliktin më shumë Qetësori e kishte me Horgiton.

Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xhoantanin, Horgiton dhe Stiven vendosëm që të shkonim të takonim Oetësorin dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet. Horgito me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xhonatani kishte marrë me vete një dorezë hekuri ngjyrë gold, ndërsa unë kisha marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e bleva në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyre të zeza, ndërsa Stiven kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri. Pas shkolle, Horgito, Stiven dhe Xhonatani morën një makinë dhe erdhën në qytetin e Gramshit, ndërsa unë shkova më pas.

Të katërt jemi takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi u takuam u nisëm për tek shkolla “Asllan Shahini”. Kur arritëm aty, pamë Qetësorin bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, Horgito ka filluar të flasë me Qetësorin për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga djemtë që ishte me Qetësorin, ka sharë nga robt. Personin që shau se njoh, por ishte me flokët kaçurrela. Personi me flokët kaçurrela më goditi në fytyrë me gursht dhe në atë moment nuk u mendova gjatë pasi mu errësuan sytë dhe me dorën e djathtë, nxora nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën godita personin me kaçurrela. Se kujtoj ku e kam goditur, nga grupi tjetër dikush goditi edhe Stiven me grusht në bark dhe u shpërndamë ne nga gjykata dhe ata nga shkolla deri sa ne na kapi policia tek lumi.