Transmetuar më 27-05-2023, 21:50

SERBI- Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç është zgjedhur kreu i ri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike, të zhvilluar në Beograd. Nga 4000 delegatë që votuan, Vuçeviç arriti të marrë shumicën dhe u bë drejtuesi i ri i partisë, pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiçit.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë delegatët e SNS-së që morën pjesë sot në punimet e Kuvendit të 6-të, dhe treguan në mënyrën e duhur se si organizohet procesi dhe procedura demokratike brenda një partie dhe të falënderoj kryetarin aktual të SNS-së, Aleksandër Vuçiç. Dua ta falënderoj edhe për mbështetjen e tij për kandidaturën, po hapim një kapitull të ri, politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi parti që është motori i zhvillimit të atdheut tonë, ruan dhe ushqen vlerat tradicionale, ne do të avokojmë politikisht për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, do të kujdesemi për interesat e komunitetit serb kudo që ai jeton”, – tha Millosh Vuçeviç.