Transmetuar më 28-05-2023, 12:56

Krujë- Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” në Krujë.

Si rezultat janë asgjësuar në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë. Po ashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Policia informon se ‘në këtë operacion, 100 punonjës policie nga Komisariati i Policisë Krujë dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë, kanë vepruar në terren.

Gjatë këtij operacioni, janë zbuluar dhe asgjësuar 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokën e zonave Kuçaj, Zezë dhe Verjon.

Përveç kësaj, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi. Puna vazhdon për identifikimin dhe arrestimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale’.